Kurti dhe Sveçla festojnë fitoren e Shqipërisë bashkë me djalin e Adem Jasharit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte i pranishëm në stadiumin “Air Albania”.
Ai bashkë ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani, e shijonin fitoren e kombëtares shqiptare.
Bashkë me ta në stadium ishte edhe Lulzimi, djali i komandantit legjendar Adem Jashari.
Shqipëria e mposhti Çekinë me rezultat 3:0, duke bërë hap gjigand drejt kualifikimit në “EURO 2024”.
Rruga Press