KryesoreLajme

Kurti dhe kreu i BERZh-it për Ballkan Perëndimor flasin për bashkëpunim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Matteo Colangeli, si dhe Drejtorin e BERZh për Kosovë, Sergiy Maslichenko. Në këtë takim, ai shoqërohej nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Gjatë këtij takimi, palët  theksuan rëndësinë e lehtësimit të planifikimit, financimit dhe zbatimit të projekteve infrastrukturore, përfshirë këtu edhe parqet industriale që mundësojnë tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e bizneseve në Kosovë”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Po ashtu njoftohet se ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe BERZh-it, duke synuar avancimin e projekteve strategjike që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset vendase dhe ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti i falënderoi përfaqësuesit e BERZh-it për takimin dhe bashkëbisedimin e frytshëm, duke shprehur gatishmërinë e vullnetin për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë e qeverisë. 

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit
YouTube player