Lajme

Kurti dhe homologu i tij bullgar flasin për bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Bullgari

Në kuadër të Forumit të Bledit për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim bilateral me homologun e tij bullgar, Nikolai Denkov, një javë një javë pas darkës së përbashkët në Athinë.

Në takimin e parë dy palësh të tyre, kryeministri Kurti e falënderoi kryeministrin Denkov për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës që nga viti 1999 e tutje, në të gjitha fazat e shtetndërtimit, dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Me homologun e tij bullgar, kryeministri Kurti foli për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe optimizimin e potencialit të bashkëpunimit sidomos në fushën e ekonomisë. Në qershor të këtij viti Oda Ekonomike Kosovë-Bullgari themeloi selinë e saj në Sofje. Numri i investitorëve bullgarë në Kosovës është rreth 135 me fuqi investuese rreth 6 milionë euro të shtrirë në disa sektorë si ai i tregtisë dhe shërbimeve, turizmit, ndërtimtarisë, teknologjisë së informacionit dhe transportit”, thuhet po aty.

Bëhet e ditur se “Kurti e njoftoi Denkov edhe për progresin ekonomik dhe demokratik, arritjet kryesore të qeverisjes dhe reformat në fushën sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, të cilat janë identifikuar dhe vlerësuar gjerësisht në raporte të besueshme ndërkombëtare”.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Po ashtu, në komunikatë theksohet se Kurti e ftoi homologun bullgar për vizitë në Kosovë në një të ardhme të afërt.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Arbëresha Kryeziu Hyseni dhe këshilltari politik i Kryeministrit, Jeton Zulfaj.

Rruga Press

YouTube player