KryesoreLajme

Kurti dhe Gërvalla – mërgimtarëve: Shtetësinë e Kosovës mund ta riktheni përmes procedurave të lehtësuara dhe pa pagesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u janë drejtuar mërgimtarëve për rimarrjen e shtetësisë së Kosovës. “Rimarrjen e shtetësisë së Republikës e kemi bërë falas, ndonëse ajo është e paçmueshme. Mirë se vini në vendlindje, e ju mirëpresim përsëri si bashkështetas”, ka thënë kryeministri Kurti.

Qytetarëve u është drejtuar edhe ministrja Gërvalla: “Të gjithë ju që për arsye të ndryshme keni qenë të detyruar të hiqni dorë nga shtetësia e Kosovës, mund ta riktheni atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë. Rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik. Ai lidhet me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për qytetarët e Kosovës, si e drejta për të votuar dhe për t’u votuar”, shkroi Gërvalla.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Kosova ka nevojë për ju. Prandaj, aplikoni sa më parë pranë konsullatave tona ose në komunën prej nga vini dhe bëhuni sërish shtetas të Republikës së Kosovës!”, shkroi ajo.

Rruga Press

YouTube player