Lajme

Kurti dhe drejtorja e NATO-s për Operacione flasin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën kanë diskutuar për rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është thënë se Kurti po ashtu ka folur për mundësitë që pjesëtarët e FSK-së të ndjekin trajnime ushtarake edukuese dhe profesionale në institucionet e aleancës veriatlantike. 

Lexo më shumë  Tkurret turizmi në Shqipëri, u mbajt nga Kosova dhe Italia në janar-shkurt

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Shtoi edhe se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim. 

Ndërsa Hallengren thuhet se ka vlerësuar vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gazë.

Rruga Press

YouTube player