Kurti dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, në vizitë zyrtare në Norvegji
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji.
Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
“Gjatë qëndrimit atje, ai do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze”, thuhet në komunikatë.
Rruga Press