Lajme

Kurti: Dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve, por Serbia është gjithnjë e më abnormale

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por që ajo, sipas kreut të Qeverisë është gjithnjë e më abnormale.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe partnerë edhe aleatët tonë andaj ne do të bashkëpunojmë ngushtë në mënyrë që të bëhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, por duhet ta kuptojmë që kemi një Serbi gjithnjë e më abnormale, pra ndërkohë që ne dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ky vit që posa lamë pas është vit i abnormalizimit të mëtutjeshëm me Serbinë”, ka thënë ai të martën pas përfundimit të takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave.

Lexo më shumë  Shqipëria renditet e katërta në Evropë për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, me 164 vdekje për 100,000 banorë

Kurti ka theksuar se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman dhe sipas tij të gjithë do të duhej të merren me të, meqë Qeveria e Kosovës e ka konsideruar të njëjtin si bazë të mirë për diskutim.

“Plani i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet Bashkuara të Amerikës, e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e këshillit nacional të sigurisë të mbajtur në Beograd më 27 tetor të vitit 2022, konkluzion unanim i refuzimit të këtij propozimi që u bë publik nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Daqiq, i cili ka qenë përndryshe zëdhënësi i partisë së Millosheviqit. Pra ata e kanë refuzuar këtë propozim dhe tash do të duhej të gjithë të merren me ta ndërkohë që ne e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutim”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

Një ditë para se në Kosovë të arrijë këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, Kurti ka thënë se vizita e tij është më shumë se e mirëpritur dhe sipas tij vjen në një moment të rëndësishëm kur po afrohet njëvjetori i invazionit rus në Ukrainë.

Kurti ka thënë se agresioni ushtarak atje ka pasur pasoja edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përmendur këtu Serbinë e cila nuk i ka vendosur sanksione Rusisë por ka bërë marrëveshje me ta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *