Kurti bisedon me Cleverlyn, kërkon që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit në Tiranë, është takuar të hënën me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.
Kurti në platformën “X” ka thënë se në bisedime me Cleverlyn ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“E vlerësojë shumë mundësinë për t’u ulur e biseduar me Sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly, për situatën aktuale me të cilën përballet Kosova. Theksova nevojë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist dhe shkeljet tjera dhe theksova rëndësinë për ta mbështetur sigurinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Greatly appreciate the opportunity to sit down w/ 🇬🇧 Foreign Secretary @JamesCleverly & discuss the current situation that 🇽🇰 faces. Stressed the need to hold Serbia accountable for the terrorist attack & other violations and emphasized the importance of supporting 🇽🇰's security. pic.twitter.com/NwakmXEv1Z
— Albin Kurti (@albinkurti) October 16, 2023
Rruga Press