Lajme

Kurti: Bashkëpunëtorët e Rusisë janë pjesëmarrës në luftë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se iu bashkua reagimit të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera aleate, për dënimin e sulmit brutal rus mbi vendbanimet e civilëve ukrainas.

Kurti shkroi në Twitter të martën, se bota demokratike duhet të flasë njëzëri se “çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë, është bashkëpunëtor në pasojat e Rusisë”.

“I bashkohem SHBA-së, BE-së dhe aleatëve anë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në tërë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet të flasë njëzëri: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj luftë të tmerrshme, është bashkëpunëtor në pasojat e saj”, shkroi Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Serbia është ndër shtetet e vetme evropiane që s’i ka vendosur sanksione Rusisë pas agresionit mbi Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.

Të hënën, me reagim ndaj sulmeve ruse ka dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kievi është sulmuar me raketa mëngjesin e së hënës, me ç’rast 14 civilë mbetën të vrarë, e mbi 90 të tjerë u plagosën.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

G7 do të mblidhet këtë të martë për t’i diskutuar dhe dënuar sulmet e Rusisë, derisa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vazhduar thirrjet që ushtria ukrainase të ndihmohet me armatim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *