KryesoreLajme

Kurti: Ballkani përballet me rrezik të konfliktit ushtarak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për “The Independent” se Ballkani Perëndimor përballet me rrezik të shtuar të konfliktit ushtarak për shkak të situatës në Ukrainë.

Kurti ka thënë se ky rrezik vjen pasi Rusia ushtron ndikimin e saj politik në Serbi.

“Mendoj se Ballkani Perëndimor është në rrezik edhe më të madh se vendet baltike dhe Moldavia, sepse atje Rusia do të kishte ndarë një pjesë të forcës së saj ushtarake. Në rastin e Ballkanit Perëndimor nuk do të duhej ta bënte fare këtë, sepse Serbia mund të jetë vlerë e shtuar e agresionit të tyre ushtarak. Ne do të donim të anëtarësohemi në NATO sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu insistoj që NATO të jetë shumë më vigjilente se sa është tashmë. Në Moskë kemi një udhëheqës të fuqishëm që po pakëson rrugët e tij të arratisjes. Ai nuk është një person që duket i gatshëm të bëjë paqe, përkundrazi do të bëjë përpjekje për zgjerim të luftës. Kjo është arsyeja pse jemi në rrezik”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  15 muaj burgim dhe 12 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Ai ka thënë se vendi i tij, i cili u përball me spastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës nga duart e forcave jugosllave dhe serbe në vitet e 90-ta, beson se një akt i ngjashëm shkatërrues është duke u zhvilluar tani në Ukrainë.

“Ky invazion rus, ky agresion ushtarak nuk është më politik. Është gjenocid. Shihet qëllimi gjenocidal që rezulton në aspekte logjistike dhe demografike. Kur shoh se çfarë po ndodh në Kiev, duket se kjo është një tjetër Sarajevë në përgatitje”, ka shtuar ai.

Kryeministri Kurti ka thënë se që nga fundi i vitit të kaluar, dukej se Serbia, si e “autorizuar” e Rusisë, ishte “gati për të sulmuar” në kufirin verior me Kosovën.

“Kur keni të bëni me Federatën Ruse dhe përfaqësuesit e saj në Ballkanin Perëndimor, mund të tronditeni, por asnjëherë të habiteni, sepse gjatë gjithë kohës ata ju japin prova dhe jo indikacione për sulmin e tyre të ardhshëm”, është shprehur Kurti.

Sipas tij, kronikat e lajmeve që shfaqin liderin bjellorus Aleksander Lukashenko para një harte që gdhendte Ukrainën, të kujtonin drejtpërdrejt raportet e takimeve ndërmjet Vuçiç dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Qeveria ruse dhe vetë presidenti Vladimir Putin e kanë krahasuar aneksimin e Krimesë me situatën në Kosovë.

Ndërkohë, Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe, për dallim nga shtetet e tjera evropiane, ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë në prag të pushtimit të saj në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *