Bota

Kurti: Autorët e masakrës në Bucha duhet të sillen para drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar liderëve të tjerë të shteteve që kanë dënuar masakrën ruse në Bucha të Ukrainës, duke thënë se autorët duhet sillen para drejtësisë dhe Rusia të mbajë përgjegjësi.

Kurti shkroi të hënën në Twitter se varret masive, njerëzit e vrarë brutalisht dhe shtëpitë e djegura, janë skena të njohura nga regjimet gjenocidale.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Varret masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale”, shkroi Kurti.

Në qytetin Bucha, në afërsi të Kievit, janë gjetur dhjetëra viktima civile pas tërheqjes së forcave ruse.

Kryebashkiaku Anatoly Fedoruk, ka thënë të shtunën për AFP-në se në këtë vend tashmë janë varrosur 280 njerëz në varre masive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *