KryesoreLajme

Kurti: Ambasadori Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sonte mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e kremtimit të ditëlindjes së 90-të të Ambasadorit William Walker, e cila u mbajt në qytetin e Pejës.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se është nder dhe kënaqësi të jemi sonte bashkë, për hir të Ambasadorit William Walker.

Lexo më shumë  Protestat rrëzojnë qeverinë në Bullgari, jep dorëheqjen kryeministri

“Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë, për shtetin tonë, në çdo situatë e jo vetëm në atë ditë vendimtare të 15 janarit të vitit 1999; kur iu kundërvu fuqishëm propagandës së Serbisë, duke thënë që në Reçak ka ndodhur krime kundër njerëzimit dhe ai ishte momenti kur u ndërgjegjësua, e u vetëdijesua edhe diplomacia ndërkombëtare edhe opinioni publik botëror dhe vendimtar për atë që pasoi — ndërhyrja e NATO-s për ta ndaluar gjenocidin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës”, u shpreh kryeministri.

Ai i uroi ambasadorit Walker shumë dashuri dhe lumturi nëpër shumë dekada, dhe e falënderoi për gjithçka që ka bërë për vendin dhe popullin tonë dhe që vazhdon të kthehet e ta vizitojë Kosovën tonë të dashur. 

Rruga Press

YouTube player