KryesoreLajme

Kurti: Akademik Minir Dushi do të kujtohet për veprat e dobishme për shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se akademik Minir Dushi, i cili ka vdekur të hënën, do të kujtohet veprat tij me vlerë shkencore dhe për veprat dobishme për shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës ndër vite.

Kurti ka kujtuar takimin e fundit me të në dhjetor të vitit 2023, në të cilin takim ai tha kujtuan Konferencën e Bujanit në 80-vjetorin e saj.


“Akademik Minir Dushi do të kujtohet për veprat e tij me vlerë shkencore dhe për veprat e dobishme për shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës ndër vite”, ka shkruar Kurti.


Postimi i plotë:
M’u rikthyen kujtimet nga takimi im i fundit me Akademik Minir Dushin, kur mora vesh që paska vdekur në moshën 95 vjeçare.
Në dhjetor të vitit 2023, ai na pati pritur në shtëpinë e tij në Prishtinë, për të kujtuar Konferencën e Bujanit në 80-vjetorin e saj. Megjithëse në moshë të shtyer, ai ende ishte në gjendje të mbante bisedë dhe të kujtonte ngjarje të ndodhura dekada më parë.

Lexo më shumë  Air Albania/ Si u shndërrua krenaria kombëtare në një nga borxhlinjtë e këqinj më të mëdhenj të Shqipërisë

Minir Dushi kishte lindur më 1929 në Gjakovë dhe kishte ndjekur të gjitha shkallët e studimeve universitare në fushën e xehetarisë, duke doktoruar më 1965. Që nga themelimi i Universitetit të Prishtinës (1970) ai u zgjodh profesor i rregullt dhe zëvendësrektor i parë i tij. Ai ka shërbyer për dy mandate si dekan në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, kurse në vitet 1981-’83, ishte rektor i Universitetit të Prishtinës, periudhë për të cilën ai ka shkruar një monografi.

Lexo më shumë  Kurti: Qeverisja e VV-së do të vazhdojë mbështetjen e bizneseve

Që nga themelimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve së Kosovës më 1975, Profesor Dushi ishte anëtar korrespodent i saj, kurse nga viti 1978 anëtar i rregullt.
Akademik Minir Dushi është autor i mbi 180 njësive bibliografike, prej të cilave 18 libra shkencorë. Ai ishte veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe veteran i arsimit në Kosovë.
Përmes evokimit të këtyre kujtimeve për të, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për vdekjen e Akademik Minir Dushit, familjes Dushi në Prishtinë dhe Gjakovë, kolegëve të tij në AShAK, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij.

Akademik Minir Dushi do të kujtohet për veprat e tij me vlerë shkencore dhe për veprat e dobishme për shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës ndër vite.

Rruga Press

YouTube player