Lajme

Kurti: Adresa për trysni duhet të jetë Beogradi, jo Prishtina

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se adresa ku duhet të bëhet trysnia sa i përket situatës së krijuar në veriun e Kosovës, është Beogradi që nuk po distancohet nga krimet e Slobodan Milosheviqit, dhe jo Prishtina që sipas tij, është kryeqyteti i shtetit më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Edhe këtë të shtunë, Kurti ka ripërsëritur se protestuesit të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët ditët e fundit në veri, duhet të përballen me drejtësinë në mënyrë që në të ardhmen të ketë zgjedhje të lira.

Thirrjen për shtensionim të situatës në këtë zonë, Kurti e bëri në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjatë vendosjes së gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë, nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar, dhe të gjithë qytetarët, shumica shqiptare, komunitetet joshumicë, duhet të çlirohen prej elementeve të ndryshme që kanë ideologji ekstremiste dhe bëjnë sulme të dhunshme ndaj shtetit tonë dhe organeve të tij. Nuk mund të ketë kryetarë të rinj pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesave e komunave në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok janë asete të Republikës së Kosovës. Gjithçka është duke shkuar drejt normalizimit dhe kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt po të mos ishin obstruksionet e Beogradit. Për tu bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina që është kryeqyteti i shtetit më demokratik e policinë më profesionale në Ballkanin Perëndimor, por është Beogradi i cili duke mos u distancuar nga krimet e Millosheviqit, dëshiron të kthehet prapa në kohë për ta ndryshuar rezultatin e luftës më 1999 që rezultoi me kapitullim të Serbisë dhe për ta ndryshuar edhe rezultatin e vitit 2008 kur ne shpallëm pavarësinë dhe morëm njohjet ndërkombëtare të botës demokratike”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *