Lajme

Kursimi i energjisë elektrike, 175 mijë familje subvencionohen për janarin në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se 174 mijë 642 familje kanë përfituar nga subvencionimi në faturat e energjisë eklektike për muajin janar të këtij viti.

Janë rreth 175 mijë familje që kanë shpenzuar më pak energji elektrike krahasuar me janarin e vitit paraprak sesa janari 2022 dhe që kanë përfituar nga subvencioni.

Kështu njofton ministri i Financave, Hekuran Murati duke shtuar se tashmë është procesuar pagesa për këtë subvencionim.

“MFPT ka procesuar pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike. Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. Janë 174,642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni”, njofton Murati.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Në shtator, Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i obligon institucionet publike, qendrore e lokale, si dhe të gjitha ndërmarrjet publike që të jenë “racionale në konsumim të energjisë” – me fokus të veçantë te ngrohja dhe ndriçimi.

Kjo, sipas vendimit, nënkupton që të ndalet ngrohja në ato zyra apo objekte, ku nuk ka prezencë fizike, si dhe në të gjitha korridoret.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Qytetarët e Kosovës janë përballur me reduktime të gjata me rrymë, për shkak të rënies së prodhimit vendor – si pasojë e disa riparimeve në termocentrale – dhe kostos së lartë të importit të energjisë elektrike nga jashtë.

Që atëherë janë shpeshtuar edhe thirrjet e autoriteteve për sa më shumë kursime.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *