KryesoreLajme

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin “Ranger” që është trajnimi më sfidues që organizon ushtria amerikane. 

“Ranger School” është kursi më i vështirë i ushtrisë dhe edukimi kryesore i lidershipit dhe taktikave të njësive të vogla.

Në njoftimin e FSK-së thuhet se kursi Ranger është një përgatitje shumë sfiduese mendore dhe fizike që zhvillon aftësi funksionale të lidhura drejtpërdrejt me njësitë, misioni i të cilave është të angazhojnë armikun në luftime të ngushta dhe betejë të drejtpërdrejtë.

“Për 62 ditë, pjesëmarrësit në Ranger stërviten deri në rraskapitje, duke shtyrë kufijtë e mendjes dhe trupit të tyre. Kursi përfshin tre faza (Darby, Mountain dhe Swamp) të cilat ndjekin metodologjinë e trajnimit zvarritje, ecje, vrapim”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Në fazën Darby, studentët trajnohen për operacionet e skuadrës dhe përqendrohen në misionet e pritës, operacionet e bazës së patrullimit dhe planifikimin, para se të kalojnë në operacionet e togave.

Në fazën malore, ata zhvillojnë aftësitë e tyre në nivel togu për të përmirësuar dhe përfunduar stërvitjen e tyre në fazën e Kënetës.

Dhe pas këtyre fazave, pjesëmarrësit Ranger janë të aftë në udhëheqjen e operacioneve luftarake të skuadrës dhe togës në të gjitha klimat dhe terrenet.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rangers janë ushtarakët më të trajnuar, më të aftë, dhe të përgatitur për të shërbyer dhe udhëhequr ushtarët në pozicionin e tyre të ardhshëm të detyrës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po mbështesin FSK-në, në ngritjen e kapaciteteve profesionale ushtarake në të gjitha fushat e zhvillimit, FSK do të jetë gjithherë partnerë e besueshme dhe do të ofroi kapacitetet e saj në të mirë të paqes dhe sigurisë në botë”, thuhet në njoftim.

YouTube player