Lajme

Kursi i këmbimit/ Euro vijon të zhvlerësohet, forcohet dollari

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të Hënën, dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të premten, ndërsa euroja humbi terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valuta amerikane u forcua me 0.11 pikë dhe këmbehet me 111.16 lekë, ndërsa euro zbriti me 0.07 pikë dhe këmbehet me 122.13 lekë.

Lexo më shumë  Kurti emëron Gërvallën koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna

Edhe paundi e franga janë zhvlerësuar në raport me lekun.

Paundi britanik krahasuar me fundjavën e kaluar, u dobësua me 0.34 lekë, duke zbritur në kuotën 145.96 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 118.84 lekë, ose 0.976 lekë më pak se ditën e premte.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *