Bota

Kurrë nuk është vonë/ Burri bëhet fizikant në moshë 89-vjeçare

Një burrë 89-vjeçar nga Islanda ka arritur të realizojë ëndrrën, për të cilin kaloi dy dekada duke punuar dhe pothuajse një jetë duke menduar për të.

Pas shumë përpjekjesh 89-vjeçari përfundoi punimin e doktoraturës dhe tashmë konsiderohet zyrtarisht fizikant.

Manfred Steiner kohët e fundit mbrojti me sukses punimin shkencor të diplomës në Universitetin Brown.

89-vjeçari e vlerëson shumë këtë diplomë, sepse është ajo që ai gjithmonë ka dashur në jetë.

“Unë ia dola dhe kjo është gjëja më e bukur që ka ndodhur  në jetën time”, tha 89-vjeçari.

Steiner ëndërronte  të bëhej fizikant që në moshën e adoleshencës, pasi u njoh me shkrimet dhe teoritë e Albert Einstein.

Por pas Luftës së Dytë Botërore, nëna dhe xhaxhai i tij e këshilluan se mjekësia do të ishte zgjedhja më e mirë në kohë të trazuara.

Kështu që ai  u diplomuan në mjekësi nga Universiteti i Vjenës në vitin 1955 dhe u transferua në Shtetet e Bashkuar, ku përshkoi një karrierë të suksesshme në mjekësi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *