Kurti e Çeku promovojnë restaurimin e shtëpisë tradicionale në Qendrën Historike të Prizrenit
Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë promovuar punët restauruese në njërën nga shtëpitë tradicionale në rrugën “Marin Barleti” në Qendrën Historike të Prizrenit.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka publikuar fotografitë para dhe pas restaurimit të kësaj shtëpie.
“Si e gjetëm dhe si është sot. Një nga shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti, në Qendrën Historike të Prizrenit”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar se ky është vetëm një shembull i transformimit që është bërë në trashëgimi kulturore.
“Qindra monumente të restauruara dhe në proces, si dhe shumë të tjera në pritje të nisjes së punimeve. Me kujdes për historinë e identitetin tonë, për turizmin e ekonominë tonë”, është shprehur Kurti.
Rruga Press

