“Kurajë dhe shpresë”, mesazhi i Dom Gjergj Metës për Krishtlindje
Nuk ka munguar edhe këtë vit mesazhi i Mons. Dom Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, për Krishtlindje.
Krishtlindja na jep një mesazh shumë të bukur, thotë ai, kurajë dhe shpresë.
“Dëshiroj t’i uroj Krishtlindjen secilit nga ju. Krishtlindja është hyrja e Zotit në historinë e botës, në historinë e njerëzimit, në historinë e secilit prej nesh. Zoti hyn në historinë e atyre njerëzve apo situatave që janë të rënduara nga jeta. Krishtlindja na jep një mesazh shumë të bukur: Kurajë dhe shpresë. Zoti është me ne, sidomos në momentet më të errëta. Ju uroj të gjithëve shumë dritë në këto kohë Krishtlindjes. Zoti ju bekoftë! Gëzuar Krishtlindjet!”.
Rruga Press