Kur uniformat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit? KQZ miraton rolin e Policisë së Shtetit në ditën e zgjedhjeve
KQZ ka miratuar projektligjin ku përcaktohet qartë roli i Policisë së Shtetit dhe rastet kur uniformat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për rregullat e veprimtarisë së Policisë së Shtetit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Me pesë vota pro, KQZ ka miratuar projektligjin ku përcaktohet qartë roli i Policisë së Shtetit dhe rastet kur uniformat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit.
Në prezantimin e bërë nga kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, u bë me dije se do të krijohet edhe një regjistër me veprat penale që më pas do të mbahet nga Drejtori i Policisë së Shtetit, ku do të përcaktohen dhe shkeljet dhe sanksionet që lidhen gjatë përmbushjes së detyrave nga ana e policisë së shtetit.
“Projektvendimi parashikon formën dhe dokumentin e identifikimit të punonjësit të policisë së shtetit. Detyrimin e drejtorit të policisë që me urdhër të veçante të përcaktojë llojin e armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajnë punonjësit e policisë së shtetit. Detyrimi për policinë e shtetit që të përcaktoje planin e masave. Parashikohet instruktimi dhe trajnimi i policisë së shtetit. Ndalimin e angazhimit të punonjësit të policisë për të përdorur dhe angazhuar me detyra zgjedhore. Janë përcaktuar rregullat për komunikimin dhe bashkërendimin e masave të KZAZ-së me policinë e shtetit dhe dokumentonim e rasteve”.
Rruga Press