KryesoreLajme

Kur Thaçi e quante veten lider të UÇK-së, Kajtazi e akuzonte për krime. Sot që Thaçi thotë se s’kishte rol, Kajtazi e bën hero të luftës

Dikur: Thaçi si sundues i pasluftës dhe kriminel i dyshuar

Tetë vite më parë, Vehbi Kajtazi nuk linte dyshime për mendimin e tij: Hashim Thaçi duhej gjykuar. Në shkrimet e tij të atëhershme, Thaçi përshkruhej si “sundues i pasluftës”, udhëheqës i një hierarkie të fshehtë nën të cilën u kryen qindra vrasje politike, rrëmbime, tortura dhe akte hakmarrjeje ndaj kundërshtarëve të LDK-së.

Kajtazi sillte rrëfime të gjalla të viktimave, i cilësonte marrëveshjet private të Thaçit me familjarë të tyre si metoda për t’iu shmangur drejtësisë dhe kërkonte që Gjykata Speciale ta vendoste në bankën e të akuzuarve si figurën kryesore të përmendur edhe nga raporti i Dick Martyt.
Në atë kohë, për të, Thaçi ishte sinonim i dhunës së pasluftës dhe i “krimit të organizuar të institucionalizuar”.

Thaçi tashmë ka mbyllur hesapet me disa prej viktimave dhe dëshmitarëve të mundshëm. Por, jo të gjitha zërat e viktimave janë heshtur. Shumë njerëz u rrahën e u vranë, gjatë kohës kur sundonte një qeveri e pamandutar nga votat demokratike. Presidenti Thaçi duhet të gjykohet pasi që ishte në krye të një hierarkie jozyrtare të pasluftës, gjatë sundimit të së cilës janë vrarë e rrahur dhjetëra njerëz. Dikush duhet të dëgjojë rrëfimet e familjarëve të viktimave dhe Gjykata Speciale duhet që gjykojë të bëmat e  Hashim Thaçit, sunduesit të pasluftës, të pamandatuar nga populli në krye të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.”, shkruante Kajtazi në vitin 2017.

Sot: Thaçi si hero kombëtar dhe “ati i shtetit”

Në vitin 2025, i njëjti gazetar flet krejt ndryshe. Për Kajtazin e sotëm, Hashim Thaçi nuk është më politikani i përfolur për krime, por “ati themelues i shtetit të Kosovës”. Ai shprehet se Thaçin “ose e do ose e urren, nuk ka neutralitet”, ndërsa proceset në Hagë i quan “maskaradë kundër UÇK-së”.

Lexo më shumë  Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, rritet çmimi i biletës së udhëtimit për në juglindje

Madje, Kajtazi sot del në protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ata “përfaqësojnë lirinë dhe shtetin e Kosovës”.

Pra, nga thirrjet për ndëshkim dhe drejtësi, ka kaluar në retorikën e lavdërimit dhe sakralizimit të së njëjtës figurë.

Ironia e madhe: Thaçi nuk e sheh veten si komandant absolut

Kontrasti bëhet edhe më absurd kur dëgjon dëshmitë e amerikanëve James Rubin dhe Paul Williams në Hagë. Të dy kanë theksuar se Hashim Thaçi nuk kishte kompetenca reale në UÇK, se nuk merrte dot vendime pa komandantët e zonave dhe se roli i tij ishte më shumë përfaqësues, jo vendimmarrës.

Lexo më shumë  Kredia për Ukrainën do të ndodhë 'në një mënyrë ose në një tjetër', thotë Von der Leyen mes vetos së Orbanit

Pra, kur vetë mbrojtja e Thaçit mundohet ta paraqesë si figurë të kufizuar, Kajtazi ngrihet në kulmin e patetizmit për ta bërë “ati themelues të shtetit” dhe figurën qendrore të historisë moderne.

Një gazetari në lojën e pushtetit

Ky zigzag – nga një kritik i pamëshirshëm që e quante kriminel, në një avokat publik që e quan hero – tregon një mungesë të thellë konsistence. Dhe nuk është thjesht çështje e ndryshimit të opinionit personal: është një tregues i mënyrës se si një pjesë e gazetarisë shqiptare lëkundet sipas rrymës politike, duke u bërë herë akuzues të pamëshirshëm, e herë lavdërues fanatikë.

Nëse dikur Thaçi ishte “përgjegjës për dhjetëra vrasje politike”, sot është “ati themelues i Kosovës”. Kjo kontradiktë flet shumë për gazetarinë e Kosovës.

YouTube player