KryesoreLajme

Kur Rama shkonte në Prishtinë me helikopter, për të bërë presion për votimin e Gjykatës Speciale

Edi Rama zhvilloi një vizitë surprizë në Prishtinë në vitin 2015. 

Themi surprizë sepse kryeministri mbërriti atje me helikopter atëherë, për të bërë presion për të miratuar ngritjen e Gjykatës Speciale. 

Në këtë vizitë, Rama i shoqëruar nga Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, u prit në takim nga kryeministri i atëherëshëm i Kosovës, Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi.

Lexo më shumë  Midis “Maskarenjve” dhe Mafias: Kush po e Ndërton Tiranën?

Pamjet e kësaj vizite po qarkullojnë në rrjet masivisht. 

Siç edhe u njoftua atëherë, Edi Rama kishte marrë garanci nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi se do të votonin ngritjen e Gjykatës Speciale. 

Sot, 10 vite më pas, Edi Rama tha se Hashim Thaçi ishte në burg për shkak të Gjykatës Speciale, të cilën ai tha se e kishte kundërshtuar. 

Lexo më shumë  The Guardian: Ngritja e Muriqit në fenomen të La Ligas

Por në fakt provat flasin për të kundërtën. 

Rruga Press

YouTube player