Kur Rama mbronte ish-ministrin e shëndetësisë: Beqaj nuk ka abuzuar me fondet e BE-së
Në konferencën e fundvitit të kaluar, kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje mikun e tij, Ilir Beqaj, duke thënë se ai nuk ka abuzuar me fondet e BE-së.
I pyetur se çfarë mund të thotë tani për një hajdut dymetrosh, Rama tha se këtë e përcakton vendimi i gjykatës.
“Se kush është hajdut, nuk e përcakton as ti as unë, e përcakton vendimi i formës së prerë të gjykatës.
Nuk dua të hyj fare në komente të rastit, por për aq sa unë jam i informuar, deri tani akuza është shpërdorim detyre, jo korrupsion.
Zhurma e bërë për ‘zhvatje’ fondesh të BE-së është një gënjeshtër sepse zyra nuk menaxhon fonde të BE-së. Nuk i kalojnë fonde as nga BE-ja dhe as nga ndonjë institucion tjetër apo palë tjetër në bazë të marrëveshjeve bilaterale.
Fakti që dikush është nën hetim nuk do të thotë asgjë. Por nuk do të thotë se cilido të turret me vrap dhe një njeri nën hetim ta bëjë kriminel,” tha Rama.
Rruga Press