Opinion/Aktualitet

Kur nuk i njeh gjerat z.kminister bën mirë të mos diskutosh fare në publik

Shkruan Isuf Tusha

Kur nuk i njeh gjerat z.k/minister bënë mirë të mos diskutosh fare në publik për problemin sepse nxjerr vehten tënde, “këshilltarët” dhe institucionet kukulla që ke ngritur, zbuluar.

Nafta jonë bruto është e tipit BRENT dhe sot ka çmimin në tregun botëror $82.41/barreli, nuk është naftë e lehtë e tipit kondesat WTI (West Texas Intermediate), e cila sot shitet $78.81/barreli, se ka përmbajtje të lartë të benzinës por mungojnë fraksionet e rënda që janë po aq të rëndësishme, më të kërkuara dhe shumë të shtrenjta.

Ekonomia shqiptare, vendi ynë, këtë naftë ka përdor historikisht, e kemi prezent në gjithë vendburimet tona ekzistuese dhe është më e kërkuar në gjithë kohërat në botë, sepse ka të gjitha nënproduktet që nga benzina për makinën tënde, dizeli për maunet (traqet), vajgurin, vajrat e ndryshme dhe deri tek bitumi, prandaj që në zbulimet e para në Shqipëri (Kuçovë-Patos) shoqëria Italiane ngriti rafinerinë e Kuçovës për të siguruar në vend karburantet dhe gjithe fraksionet e tjera me atë teknologji në atë kohë, ndërsa më vonë pas çlirimit, komunizmi ngriti rafinerit e tjera deri tek ajo me teknologji më të përsosur, uzinën e Ballshit, sepse është me shumë leverdi ekonomike të eksportosh nënprodukte të përpunuara se sa naftë bruto, ndërkohë plotësohen nevojat e brëndëshme me çmime të leverdishme, rritet biznesi, ekonomia, zgjidhen krizat energjitike dhe shumë probleme sociale.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Mirpo kjo nuk u pëlqye shumë nga qeveritë “Demokratike” pas 90′ dhe gradualisht shkatërruan rafinerit (Saliu-Fatosi-Iliri), por për bela ka ngal ajo e Ballshit dhe qeveria Juaj është betuar për këtë uzinë:

Ose të gjej medoemos investitor formal, morracak pa brek, që ajo të vihet në punë dhe të vjedhi bashk me politikanët dhe qeveritarët ose të rri ndalur deri sa të kalbet, vetshkatërrohet dhe pastaj e keni më lehtë ta çoni për skarp.

Deklarata Juaj se “Shqipëria prodhon naftë të rëndë që shitet për nënprodukte industriale” nuk qëndron.

Nafta jonë eksportohet jashtë dhe shitet me çmime nën atë të tregut, sepse atë duan konçesionarët dhe kupola politike-qeveritare që të vjedhin dhe parat i depozitojnë direkt jashtë në bankat e huaja.

Po të përpunohet brenda vendit gjërat janë më të kontrollueshme dhe nuk zhvillohet biznesi importit karburanteve nga jashtë ku pas tij fshihet klani tjetër i babëzis politike-qeveritare që vjedh dhe populli paguan çmimin e kripur të karburantit tek benzinatat, etj.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Kjo është arsye kryesore që rriten çmimet në vendin tonë dhe kemi krizë energjije.

Pra nafta jonë është shumë e shtrenjt, i ka të gjitha nënproduktet e nevojshme, plotëson të gjitha nevojat e vendit, prandaj duhet përpunuar në uzinën e Ballshit dhe shteti të lejoj vetëm eksportin e karburanteve se fiton më shumë dhe rregullon krizën energjitike në çdo kohë, por kjo ka fatkeqësinë sepse zhduk korrupsionin që kanë krijuar me mund dhe djersë qeveritë e pas 90′.

Prandaj nafta dhe përpunimet duhet të jenë shtetërore dhe nuk privatizohen, kështu i ka bota, në vendet e pasura me naftë ka fusha pa mbarim me rafineri që perpunojnë naftën dhe shesin karburante, por eksportojn dhe naftë bruto se nuk arrijnë ta përpunojnë dot të gjitihë.

Prandaj rregulloj këto probleme z. k/ministër se do shpëtosh në radhë të par vehten nga streset, pastaj popullin tënd të varfër, ekonominë, shqipërinë tonë të bukur dhe do bësh gjumin e qetë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *