Kur një zyrtar amerikan në 1997 thoshte “E ardhmja e Kosovës është e mundur brenda Serbisë”
Nga Ali Mehmeti
Po sikur një zyrtar amerikan të vjen në Prishtinë dhe të kërkon nga Kosova, të njëjtën gjë që kërkoi John Kornblum, ndihmës sekretari i shtetit për çështje të rajonit tonë, në prill të vitit 1997, pas një takimi me Rugovën kur deklaroi:
“… e ardhmja e Kosovës është e mundur brenda Serbisë dhe ky do të ishte një kontribut i madh për paqen në rajon” si do reagonin “partnerët alternativ” në Kosovë?!
Po, a ju kujtohet ai zyrtari tjetër, diplomati Robert Gelbard, përfaqësuesi special i presidentit të ShBA-ve, kur me 22 shkurt 1998 deklaroi se “UÇK-ja është organizatë terroriste” (pa vra asnjë civil të vetëm) – deklaratë të cilën vetëm 6 ditë më vonë forcat serbe e shfrytëzuan për të bërë masakra në fshatrat Likoshan, Qirez dhe Baks, ku vranë 24 “terrorist” civilë, mes tyre edhe një grua shtatzënë, kurse edhe disa ditë më vonë, më 5 mars, filloi sulmi frontal mbi Prekaz, respektivisht mbi familjen Jashari në të cilën betejë të pabarabartë, që zgjati plot tri ditë, u vranë 54 civilë, gra, pleq dhe fëmijë.
Sikur t’i dëgjonte këto këshilla UÇK-ja, ku ishim sot?
Nëse sot pranohet “zajednica” njëetnike brenda Kosovës shumetnike, lufta e ardhshme shqiptaro-serbe do jetë, veçse “kronikë e një lufte të paralajmëruar”!
Rruga Press