Kur mund t’i heqim qafe përfundimisht maskat kundër Covid-19?
Mes trazirave të dy viteve të fundit – një periudhë që përfshinte një pandemi vdekjeprurëse, pushime masive nga puna – disa nga debatet më të ashpra politike në botë janë zhvilluar mbi atë nëse duhet apo jo mbajtur maskën në fytyrë.
Popujt në mbarë botën ishin hezitues nëse duhej apo jo mbajtur një maskë si një strategji për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit. Kur më në fund u pajtuan më një gjë të tillë, maskat u bën një simbol i fuqishëm i pandemisë – një masë e shëndetit publik me sens të përbashkët u shndrrua në një debat politik dhe në një kujtesë të qartë se jeta ishte gjithçka tjetër veçse normale, shkruan The New York Times.
Tani, me rritjen e variantit Delta dhe me vaksinimin e fëmijëve të moshës shkollore në zhvillim e sipër, shumë njerëz në botë po pyesin se kur mund të hiqen më në fund maskat.
“Shkenca mbështet mbajtjen e maskave si një strategji e vlefshme për të reduktuar Covid-19”, thotë Dr. Stephen Luby, ekspert i sëmundjeve infektive dhe epidemiolog në Universitetin e Stanfordit. “Çështja është: Epo, për sa kohë e bëjmë këtë dhe në sa kontekste?” Ai shtoi, “A mos duhet të mbajmë maska gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës sonë?”.
Por, ajo kohë nuk ka ardhur ende, thonë ekspertët.
“Rastet kanë filluar të rriten përsëri dhe ne nuk e kemi mposhtur ende këtë virus”, tha Anne Rimoin, epidemiologe në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos. “Ne mund të jemi të lodhur nga kufizimet e Covid dhe Covid dhe masat e shëndetit publik, por ky virus sigurisht që nuk ka kryer ende punë me ne”.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, rekomandojnë që edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht të mbajnë maska në hapësirat e brendshme publike ku transmetimi i virusit nga komuniteti është “i konsiderueshëm ose i lartë”.
Kërkesat për lirim nga masat do të jenë më e sigurta në fillim të vitit të ardhshëm, thanë shkencëtarët, pasi më shumë fëmijë të jenë vaksinuar plotësisht dhe pasi të ketë kaluar sezoni i udhëtimeve për pushime. Dhe mbajtja vullnetare e maskave do të vazhdojë të jetë e dobishme në rrethana të caktuara, si dhe në sezonet e ardhshme të të ftohtit dhe gripit.
Mbajtja e Maskave
Disa linja provash mbështesin efektivitetin e maskave në fytyrë si një përmirësim të shëndetit publik.
Studimet laboratorike kanë treguar se edhe maskat bazë prej pëlhure mund të bllokojnë më shumë se 50 për qind të aerosolëve të vegjël; maskat kirurgjikale dhe respiratoret N95 janë edhe më të mira. Dhe hulumtimi i botës reale ka sygjeruar që mbajtja e maskave frenon përhapjen e virusit.
Një provë e rastësishme, e kryer nga Dr. Luby dhe kolegët e tij në 600 fshatra në Bangladesh, tregoi se një ndërhyrje me maska, duke përfshirë shpërndarjen e maskave falas dhe një fushatë mesazhesh të shumëfishta, çoi në rritje të konsiderueshme të mbajtjes së maskave dhe rënie të rasteve të Covid-19. (Studimi nuk është publikuar ende në një revistë shkencore.)
Të gjitha këto studime kanë kufizime, por së bashku ato, dhe shumë analiza të ngjashme, sjellin një përfundim të qartë.
Disa njerëz me aftësi të kufizuara mund të mos jenë në gjendje të mbajnë maska, dhe ka ende debate se si të peshohen përfitimet dhe anët negative të maskimit të fëmijëve të vegjël, të cilët kanë shumë më pak gjasa se të rriturit të sëmuren rëndë nga virusi. (C.D.C. thotë se fëmijët nën 2 vjeç nuk duhet të mbajnë maska, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, rekomandon që të mos kërkohet mbajtja e maskës për fëmijët nën 6 vjeç.)
Por duke pasur parasysh që shumica e njerëzve i tolerojnë mirë maskat dhe se mbajtja e maskave është shumë më pak përçarëse sesa masat e tjera zbutëse të tilla si bllokadat, maskat e fytyrës janë një mjet kyç në menaxhimin e pandemisë, thanë ekspertët.
Strategjia dalëse
Udhëtarët në Stacionin Union në Uashington. Disa besojnë se mund të jetë e sigurt me largimin e rregullave për mbajtjen e maskave në fillim të vitit të ardhshëm – pasi të jenë vaksinuar më shumë fëmijë dhe të ketë kaluar sezoni i udhëtimeve të pushimeve. Foto: Stefani Reynolds/New York Times
Mirëpo, mbajtja e maskave nuk ka qenë asnjëherë një qëllim i cili do të duhej të zgjaste përgjithmonë, dhe këtë vjeshtë, pasi rastet ranë dhe pranueshmëria e vaksinave u zgjerua, disa zyrtarë publikë filluan të konsideronin se si t’i përfundonin ato.
Këtë muaj, Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit njoftoi kriteret e tij, duke përfshirë standardet specifike të vaksinimit dhe transmetimit, për heqjen e disa prej kërkesave të tij për maskimin e ambienteve të brendshme.
Megjithatë, mospërdorimi i maskave tani do të ishte i parakohshëm, thanë ekspertët, veçanërisht tani në stinën e dimrit kur njerëzit kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.
E ardhmja me maskë në fytyrë
Lehtësimi i kufizimeve të maskave do të duhet të jetë një vendim lokal, theksuan shkencëtarët, bazuar në një grup kompleks faktorësh duke përfshirë shkallën e transmetimit dhe vaksinimit lokal, dhe cenueshmërinë e popullsisë në fjalë.
Dhe mbajtja e maskave nuk nënkupton gjithçka ose asgjë. Edhe pasi të hiqen obligimet për të mbajtur maskën, do të ketë kuptim për disa njerëz – të rriturit e moshuar ose ata që janë të imunokompromentuar, për shembull – të mbajnë maska në rrethana dhe mjedise të caktuara. Dhe njerëzit duhet të jenë të përgatitur për t’i vendosur përsëri maskat në rast të rritjeve të numrit të infektimeve në të ardhmën, thonë shkencëtarët.
Ekspertët shprehën gjithashtu shpresën se rregullat e reja të mbajtjes së maskave mund të zgjasin më shumë se pandemia. Maskat e fytyrës mund të ndihmojnë në reduktimin e transmetimit të viruseve të tjera të frymëmarrjes dhe ekspertët thanë se ata planifikonin të vazhdonin të mbanin maska në disa mjedise, si në avionë dhe autobusë, gjatë sezoneve të ardhshme të gripit./The New York Times-Kallxo
Rruga Press