Kur motoja e kësaj medieje është gënjimi i publikut, siç e ka përshkruar Dobrica Qosiqi për serbët
Shkruan Hysamedin Feraj
Nuk është hera e parë që mashtrimi i qytetarëve dhe publikut të Kosovës prej gazetarisë së varur nga opozita dhe oligarkët merr përmasa botërore. Kjo nuk më bën përshtypje. Më bën përshtypje njëfarë mazohizmi i qytetarëve: nervozhohen shumë nga rrenat e “gazetarëve”, dhe prapë i dëgjojnë!
Ja disa, me përmasa bote:
■ Mashtrim: KFOR-i mund të largohet nga Kosova – 14.5.2018
Përgënjeshtron KFOR-i: “Tani për tani NATO nuk ka plane për të ndryshuar ose reduktuar misionin” – 14.5. 2018;
■ Mashtrim: Qindra ushtarë të FSK-së kanë aplikuar për vizë pune në Ambasadën Gjermane – 7 Shkurt 2022
Përgënjeshtrim nga Ambasada Gjermane: e quan “lajm të rrejshëm” dhe “trillim të plotë”, i Albanian Post.
■ Mashtrim: 200 kompani gjermane kanë në plan të largohen – 21.6.2023.
Përgënjeshtrim nga ambasada gjermane: ky është “mosrespektimi i standardeve gazetareskë” 21.6.23.
■ Mashtrim: 28 sulmuesit e Banjës që kanë ikur, kanë ikur me negocim – 25.9.23;
Përgënjeshtrim: KFOR-i mohon se ka ndërmjeëtsuar për ikjen e grupit terrorist nga Banjska 26.5.24;
■ Mashtrim: SHBA ultimatum Vuçiç dhe Kurtit – 10.10.2024
Përgënjeshtrim nga Derek Chollet: “s’kam ardhë me vendos ultimatume” – 13.01.23.
■ Mashtrim: pritet shpallja “nongrata” të Kurtit dhe Sveçlës nga SHBA – 14.06. 2023; “kam informacione të sigurta se Xhelal Sveçla është futur në listën e zezë të SHBA-ve – 29.02. 24; “KFOR-i amerikan ia kishte ndaluar të gjithë ministrave të Kurtit hyrjen në objektin e Komunës” se Lepsaviqit – 14.12.24
Përgënjeshtrim nga KFOR-i: nuk ka “ndalim për ndonjë zyrtarë për të hyrë në Komunën e Leposaviqit” – 15.12.24;
■ Prapë mashtrim: KFOR largohet nga Kosova?/ Ja pse erdhi ky vendim – 18.10.24
Përgënjeshtrim nga KFOR-i: KFOR-i “do të vazhdojë të mbajë prezencën e tij fikse” – NTV – 18.10.24
Etj., etj., etj., etj.,
E tani Adriatik Kelmendi detyron vetë OKB-në ta përgënjeshtrojë “lajimin” e tij!
Motoja e kësaj medieje është gënjimi i publikut, mu siç e ka përshkruar Dobrica Qosiqi për serbët: gënjeshtra është tipari ekzistencial i tyre dhe shenjë e krenarisë së tyre, gënjejnë të tjerët, gënjenë veten…
Rruga Press

