KryesoreOpinion/Aktualitet

Kur mediat marrin rolin e policit politik

Nga Gëzim Mekuli

“Protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kanë luajtur rol të madh në formësimin e shoqërisë kosovare.” – “Protestuan për të drejtat e njeriut kosovar.” – “Protestat e kosovarëve”.

Gazetaria shqiptare sot është mbushur plot me dezinformata dhe ngarkesa ideologjike. Media jonë është e robëruar. Gazetarët shqiptarë, mendësia e tyre, mënyra e të menduarit dhe bindjet e tyre, janë të rrethuar nga zinxhirët e skllavërisë mendore. Ata nuk janë të lirë. U mungon guximi të mendojnë vetë e të gjykojnë vetë; për gazetarët shqiptarë mendon dhe gjykon dikush tjetër. Flasin dhe shkruajnë për ta të tjerët, si në kohët feudale. Gazetarët shqiptarë “duhet” të mendojnë dhe të shkruajnë ashtu si u thotë padroni i tyre, shefi, ambasada ose ideologjia që i kontrollon.

Pse e them këtë, dhe pse mendoj kështu, të nderuar lexues?

E them sepse këta manipulojnë edhe me ngjarjet historike. Ja si shkruajnë ata për demonstratat e popullit shqiptar dhe për rezistencën aktive të studentëve shqiptarë më 1 tetor 1997:

Lexo më shumë  Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës

a. “Protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kanë luajtur rol të madh në formësimin e shoqërisë kosovare. Kanë kaluar 24 vite që kur studentët e Universitetit Paralel të Prishtinës protestuan për të drejtat e tyre dhe për të drejtat e njeriut kosovar.”

b. “Protesta e kosovarëve”.

c. “U organizuan kosovarët për protestë”, etj., etj.

Pyetje për ju, të dashur lexues:

1. ishin protestat dhe rezistenca e shqiptarëve në ish-Jugosllavi kundër okupimit serb një luftë për të formuar shoqërinë kosovare, apo për të mbrojtur identitetin dhe lirinë e popullit shqiptar?

2. ishin protestat e studentëve shqiptarë kundër dhunës dhe okupimit serb 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒂𝒕 𝒆 𝒏𝒋𝒆𝒓𝒊𝒖𝒕 𝒌𝒐𝒔𝒐𝒗𝒂𝒓, apo për të drejtat e njeriut, dhe mbi të gjitha 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒅𝒓𝒆𝒋𝒕𝒂𝒕 𝒆 𝒏𝒋𝒆𝒓𝒊𝒖𝒕 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓?

3. Pse Serbia përmendet kaq pak, fare pak, ose aspak, nga këta gazetarë si shkak i daljes në protesta të studentëve shqiptarë? A nuk është kjo zhgënjyese dhe kapituluese?

Të nderuar lexues,

Sipas këtyre gazetarëve, populli shqiptar po zbërthehet në “𝒏𝒋𝒆𝒓𝒊 𝒌𝒐𝒔𝒐𝒗𝒂𝒓”.

Lexo më shumë  Me lot në sy, Zelensky pret liderët botërorë në Kiev

– Pse po rehabilitohet Serbia përpara syve tanë?

– Pse mediat shqipe e kanë kaq të vështirë të përdorin shprehjen “𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓” në kontekstin politik?

– Pse po mundohet të fshihet nga kujtesa kolektive fakti se ishte 𝒑𝒐𝒑𝒖𝒍𝒍𝒊 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓 ai që u shtyp nga Serbia gjatë viteve 1887-1999? Dhe sot, identiteti shqiptar po sulmohet, po torturohet dhe po ofendohet ende nga Serbia e vitit 2024.

Sot, përveç informimit dhe lajmeve, mediat kanë marrë edhe rolin e edukimit, të kulturës dhe të arsimit. 𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐩𝐨 (𝐜̧)𝐞𝐝𝐮𝐤𝐨𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐩𝐨 (𝐤𝐞𝐪)𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐫𝐨𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐢𝐬𝐡-𝐉𝐮𝐠𝐨𝐬𝐥𝐥𝐚𝐯𝐢𝐬𝐞̈? Kjo është pyetja që kërkon një përgjigje shkencore, të nderuar lexues.

Konsekuent deri në fund: Unë ngre shqetësime të thella dhe të drejtpërdrejta për rolin e gazetarisë shqiptare në manipulimin e historisë dhe identitetit kombëtar. Unë i bëjë thirrje publikut për të qenë vigjilent dhe kritik ndaj kësaj qasjeje propagandistike e manipuluese.

Rruga Press

YouTube player