Kupchan: S’ka shanse që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, do të konfrontoheshin me NATO-n
Serbia ka rritur gatishmërinë e saj ushtarake dhe ka thënë se është duke dislokuar trupa afër kufirit.
Kështu u njoftua dje nga ministria e mbrojtjes e Serbisë.
Por gjasat që Serbia të futet me ushtri në Kosovë janë të pamundura. Kështu thotë Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë.
“Nuk mendoj se ka gjasa që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, pjesërisht për faktin se do të konfrontoheshin me forcat e NATO-s. Kjo i vendos Serbinë dhe NATO-n në një pozitë shumë të vështirë, në një kohë kur po përpiqemi ta avancojmë integrimin e Serbisë në institucionet transatlantike dhe evropiane. Pra, nuk pres të shoh konflikt ushtarak si rezultat i hyrjes së ushtrisë serbe në veri të Kosovës”, tha ai për REL-in.
Rruga Press