Bota

Kundërpërgjigje ndaj “Leopard 2”, Rusia intensifikon sulmet në lindje të Ukrainës

Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ukrainase dhe vendbanimeve civile ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në lindje të Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se situata në terren është tejet e vështirë pasi forcat ruse po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të thyer mbrojtjen e forcave ukrainase.

Sipas inteligjencës britanike forcat ruse kanë nisur një sulm në Vuhledar, një qytet minierash qymyri në rajonin e Donetsk, që është bërë pika e qendrore e betejës për kontrollin e Ukrainës lindore.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Sulmi rus në qytetin Vuhledar vjen pasi Moska ka bërë përparime të rëndësishme rreth qytetit Bakhmut gjatë dy javëve të fundit.

Ekspertët ushtarakë thonë se Moska është e vendosur të fitojë territore të reja në Ukrainë në muajt e ardhshëm, përpara se Kievi të marrë qindra tanke dhe automjete të blinduara nga Perëndimi.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë rënë dakord që t’i japin Ukrainës tanke Abrams dhe Leopard 2, ndërsa më herët Mbretëria e Bashkuar bëri të ditur se do të dërgojë 14 tanke të llojit Challenger 2. Kryeministri Rishi Sunak është shprehur se nga një konflikt të gjatë do të përfitonte vetëm Rusia prandaj mbështetja ushtarake i duhet dhënë sa më shpejt Ukrainës.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Sakaq, ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar deklaratat e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, ku ai u shpreh se Krimea nuk do të kthehej kurrë nën kontrollin e Ukrainës, duke e përshkruar komentin e tij si të papranueshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *