Kundërofensiva e Ukrainës në Kharkiv alarmon Kremlinin
Kundërofensiva e befasishme e Ukrainës, e cila filloi më 6 shtator, vazhdon të mposhtë mbrojtjen ruse në veri-lindje të vendit. Në mëngjesin e 11 shtatorit, Valery Zaluzhny, shefi ushtarak i Ukrainës, njoftoi se forcat e tij kishin rimarrë më shumë se 3,000 kilometra katrorë në 11 ditë – shumë më tepër se sa Rusia kishte arritur të merrte në kontroll në disa muaj luftimesh që nga prilli.
Të dhëna të tjera sugjerojnë se shifra mund të jetë gati 9,000 kilometra katrorë, një zonë afërsisht sa madhësia e Qipros. Ka raportime të shumta për ushtarët rusë që po tërhiqen, për njësitë e rrethuara dhe për sasi të mëdha pajisjesh ushtarake të braktisura.
Rimarrja e dy qendrave logjistike, Izyum dhe Kupayansk, në fakt i ka dhënë fund planeve të mëdha të Rusisë për të marrë kontrollin e të gjithë Donbasit, rajonit lindor të Ukrainës.
Diçka e tillë gjithashtu po krijon perspektivën që Ukraina të rimarrë qytetet, si Severodonetsk, që ishin në kontrollin e forcave ruse pas muajsh luftimesh të përgjakshme. Shkatërrimi i njësive ruse, të cilin Kremlini e quan në mënyrë jo bindëse një “rigrupim”, sugjeron se lufta shtatë-mujore mund të ketë arritur një pikë kthese.
Kundërofensiva në rajonin e Kharkiv-it sigurisht që e befasoi komandën e lartë ruse.
Filloi në 6 shtator, pas dy ditësh sulmesh, si një operacion për të rrethuar qytetin e Balakliya. Gjatë tre ditëve të ardhshme, disa njësi përparuan në drejtim të lindjes për të marrë në kontroll Kupyansk, një qendër e madhe hekurudhore dhe rrugore.
Deri më 10 shtator, Izyum, një qendër tjetër e rëndësishme u rrethua pasi shumica e forcave ruse u larguan nga lindja. Luftimet vazhduan deri në mëngjesin e 11 shtatorit, por sipas një hartë të publikuar nga Ministria Ruse e Mbrojtjes atë ditë tregonte se forcat e saj ishin tërhequr pothuajse nga e gjithë provinca Kharkiv, në një vijë të re mbrojtëse përgjatë lumit Oskil.
Është e paqartë se sa mund të zgjasë kjo linjë e re, me njësitë ukrainase që vazhdojnë të përparojnë në drejtim të lindjes. Kundërofensiva e fshehtë e Ukrainës varej nga aftësia e saj për t’u bllokuar avionëve rusë lëvizjen e lirë pranë vijës së frontit.
Kjo u bë e mundur falë raketave të reja nga Amerika, sistemeve të komunikimit dhe armëve të mbrojtjes ajrore, sipas burimeve të ushtrisë. Ukrainasit qëllimisht nuk përdorën armët e rënda, me përparimin fillestar në Balakliya që thuhet se përfshin vetëm 15 tanke, sipas raporteve ruse.
Në fakt, kjo ishte një hile për ta bërë të dukej sikur sulmi ishte një shtirje, që synonte thjesht të kapte forcat ruse dhe t’i pengonte ato të ripozicioneshin për t’u mbrojtur kundër kundërsulmimit kryesor të supozuar më në jug, në rajonin Kherson.
Komanda e lartë ruse ishte fajtore për arrogancë. “Ata na kanë parë gjithmonë si më i vogël”, thotë burimi.
“Është koha të fillojmë të na respektojmë”.
Në një fazë, njësitë ukrainase po përparojnë aq shpejt sa zyrtarët e lartë nuk ishin të sigurt se sa larg kishin arritur. Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit Luhansk të Ukrainës, tha se ai besonte se do të ishte vetëm “çështje kohe” para se trupat ukrainase të kalonin lumin Donets dhe të zhvendoseshin në Svatove, Rubizhne, Lysychansk dhe Severodonetsk – qytete në pjesën veriore të rajonit të Luhansk, të cilin Rusia mburrej se e mori në kontroll të gjithin në fillim të korrikut, raporton abcnews.al.
Rusët dhe bashkëpunëtorët vendas tashmë po “vraponin”, tha ai. “Linjat e tyre thjesht po shpërbëhen.” Por lëvizjet e ardhshme të Ukrainës do të “maten”, të llogaritura për të shmangur humbjet, tha ai.
Oleh Zhdanov, një ish-oficer në shtabin e përgjithshëm të Ukrainës, tha se udhëheqja ushtarake e Ukrainës do të përpiqet ta zhvillojë sulmin me një ritëm më të ngadaltë.
Ka disa spekulime nëse Ukraina tani mund të shfrytëzojë rrëmujën ruse për të goditur diku tjetër: ose duke forcuar një kundërsulm në Kherson, ku përparimi vazhdon në mënyrë të pjesshme, megjithëse me viktima të shumta. Është e paqartë nëse Ukraina ka gati një grup të tretë beteje të formuar plotësisht.
Ukraina kishte mobilizuar njerëzit, thotë ai, por “nëse Perëndimi na ka dhënë pajisje të mjaftueshme është ende në pikëpytje”. Disa kanë spekuluar se Ukraina mund të krijojë një front tjetër në rajonin e Zaporizhia, me një hap të guximshëm jugor drejt detit Azov për t’i mohuar Vladimir Putinit, presidentit të Rusisë, urën e tij tokësore në Krime.
Disa zyrtarë ukrainas kishin bërë presion për një ofensivë të tillë përpara se të nisnin përfundimisht sulmin në Kherson. Zhdanov tha se kishte më shumë gjasa që ndonjë rezervë operacionale të përparonte në zonën Izyum-Luhansk për të përfituar nga suksesi i Ukrainës atje raporton abcnews.al.
Ofensiva e Ukrainës e ka gjetur Kremlinin të pasigurt dhe e ka lënë atë të përpiqet të gjejë një përgjigje. Analistët ushtarakë rusë pro luftës janë të zemëruar për poshtërimin e Rusisë.
Igor Girkin, një ultra-nacionalist që udhëhoqi ofensivën e Rusisë në Donbas në 2014, parashikoi një humbje të plotë për trupat ruse.
“Ne kemi humbur tashmë, pjesa tjetër është vetëm çështje kohe,” tha ai. Michael Kofman, një ekspert në CNA, një think-tank, vuri në dukje se cilësia e forcave ruse nuk ishte më si më përpara dhe ushtarët nuk po zëvëndësoheshin për të shmangur rraskapitjen e tyre. “Ata nuk kanë ushtarë mjaftueshëm për t’i dhënë fund lufës,” tha Kofman.
Ndërkohë, Putin duket i pavëmendshëm ndaj këtyre problemeve. Ndërsa ukrainasit luftuan për të marrë kontrollin e Izyum më 10 shtator, ai vazhdoi me planet për një tjetër sulm.
Blogerët rusë të pakënaqur vunë re se linjat e frontit ishin zhvendosur shumë larg në lindje. Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, tha se Rusia mund të jetë e hapur për negociata por kundërshtarët e saj “duhet të kuptojnë se sa më gjatë ta shtyjnë këtë proces, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne”.
Për momentin, udhëheqësit e Ukrainës besojnë se negociatat zhvillohen më së miri në fushën e betejës. Në një fjalim më 10 shtator në Forumin e Sigurisë Europiane të Jaltës, një takim i diplomatëve ndërkombëtarë, ekspertëve dhe politikanëve në Kiev, Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, shprehu irritim me liderët e paidentifikuar perëndimorë që e shtynë atë të nënshkruante një marrëveshje me Putin.
Ai nuk ishte në gjendje t’i detyronte. “Disa lidërë po na detyrojnë të mbështesim ide që nuk duam,” tha ai.
“Ne nuk duhet tia lejojmë vetes këtë.” /abcnews.al/
Rruga Press