Lajme

Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes

Teksa sot është njoftuar se do t’u shemben banesat, 6 familje, në përbërje 32 persona, janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin, pasi pronat e tyre preken nga autostrada Thumanë-Kashar. Bëhet fjalë për disa banesa në zonën e njohur si Ura e Limuthit. Ata theksojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme. Familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. IKMT sapo ka mbërritur dhe është në pritje.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit

Rruga Press

YouTube player