Bota

Kundër kujt janë vendosur bazat e SHBA në Greqi?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vendosur disa “kushte” të paparashikueshme për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Siç e dini, në këtë moment, ka një vend ku terroristët e PKK/YPG/PYD veprojnë pa kontrol. Edhe në parlamentet e tyre, ka terrorisë. Për sa kohë që këta terroristë mbeten në parlamentet e tyre dhe për sa kohë që organizatat terroriste vijojnë të mbajnë demonstratat me figurat e e liderëve terroristë në rrugët e Stokholmit, nën mbrojtjen e policisë suedeze dhe për sa kohë televizioni shtetëror suedez vazhdon të transmetojë intervista me liderë terroristë, ne nuk mund t’u themi: Vazhdoni, na bashkohuni në NATO!

është shprehur Erdogan gjatë një konference për shtyp me presidentin venezuelian, Nicolas Maduro.

Lexo më shumë  Me çfarë tarifash Trumpi po kërcënon Kinën, Kanadanë dhe Meksikën?

Në këtë kuadër presidenti turk ka folur për vendosjen e bazave amerikane në Greqi duke kujtuar se drejtimi i tyre lë keqkuptime.

Ato u vendosën në Greqi. Kundër kujt janë krijuar? Përgjigja që ata japin është “Rusia”. Nuk e hamë këtë, mos u ofendoni!

ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *