Sport

Kumbulla në formacionin e javës në La Ligë

Mbrojtësi shqiptar i Espaynolit, Marash Kumbulla bëri njërën ndër ndeshjet më të mira në duel me Mallrocan.

Espanyol mundo Mallorcan (2-1), në fundjavën që lamë pas. Reprezentuesi i Shqipërisë, shënoi golin e parë në fitoren e Espaynolit. Ky ishte edhe goli i parë i Kumbullës në La Ligë.

Falë paraqitjes së tij shumë të mirë në këtë takim, mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur në formacionin e javës së 9-të në LaLiga nga faqja e specializuar Sofascore.

Lexo më shumë  Lista e Kombëtares, Silvinjo: Muçi dhe Mehmeti janë lojtarë që sulmojnë dhe e gjejnë portën

Kumbulla gjendet mes yjeve të rëndësishëm të futbollit botëror si Lewandoski, Vinicius apo Modric.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe “abuzim racist”