Kulisat nga Koreja e Veriut: A organizoi motra e vogël e Kim Jong Un grusht shteti?
Inteligjenca e Koresë së Jugut mohon raportin e gazetës amerikane se Kim Yoo Jong, motra e vogël e diktatorit të Koresë së Veriut, organizoi një grusht shteti për t’i marrë pushtetin. Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut fqinje (NIS) kanë mohuar lajmin e publikuar më 23 tetor, fillimisht në tabloidin amerikan Globe dhe më pas në të gjithë botën.
Sipas Globe, Kim Yoo-jong, 34 vjeç, “krahu i djathtë” organizoi një grusht shteti midis 6 majit dhe 5 qershorit duke shpjeguar edhe mungesën mediatike të Kim Jong Un. Por mesa duket asgjë nuk qëndron, pasi ishte vetë Kim, ai që ia dorëzoi motrës pjesën më të madhe të pushtetit. E gjitha për të larguar stresin nga vetja.
“Kim Jong Un ende ushtron pushtetin absolut, por në krahasim me të kaluarën, ai po transferon disa nga pushtetet e tij ngadalë. Kim Yo Jong është de fakto e dyta në komandë,”- tha deputeti i opozitës Ha Tae Kyung në gazetën Korean Herald.
Rruga Press

