BotaKryesore

Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ish-ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba nuk është i bindur se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë në gjendje të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.

Në një intervistë të gjerë dhe pesimiste me Politico, ai këmbënguli se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i gatshëm që të bëjë një marrëveshje ndërsa presidenti i ri amerikan, në vend të kësaj rrezikon rrëzimin e vijës së parë të frontit të ukrainasve nëse administrata e re amerikane nuk e furnizon me armë Kievin.

Kuleba gjithashtu vuri në pikëpyetje vendosmërinë e partnerëve perëndimorë të Ukrainës, veçanërisht Gjermanisë, e cila është në pritje të zgjedhjeve të parakohshme, dhe u ankua se ndërsa Rusia ka qenë në gjendje të gjejë aleatë të tillë si Koreja e Veriut për të dërguar trupa, aleatët e Kievit kanë qenë të paqëndrueshëm dhe jo të besueshëm në mbështetjen e tyre të armëve.

Lexo më shumë  Shtetet e Gjirit gati për sulm ushtarak ndaj Iranit: Çdo vijë e kuqe është kaluar

Sa i përket premtimit të Trumpit për një marrëveshje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës, Kuleba, i cili u largua nga detyra në muajin shtator, tha se nuk e sheh të arsyeshme të pajtohet me Putinin.

“Putini ende beson se mund të mbysë shtetësinë e Ukrainës dhe ta thyejë Ukrainën si një demokraci e pavarur dhe ai mendon se është një hap larg ekspozimit të Perëndimit si të dobët”, tha ai duke shtuar “Ukraina është një obsesion personal për Putinin, por shkatërrimi i Ukrainës është gjithashtu një mjet për qëllimin e tij më të madh – t’u tregojë të gjithë botës se Perëndimi nuk është në gjendje të mbrojë veten ose atë që përfaqëson”.

Lexo më shumë  Konflikti Becchetti, qeveria transferoi 70 mln euro tek Albcontrol nga fondi i investimeve në 2025

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

YouTube player