Kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë, ushtari i KFOR-it: Kjo ndryshoi jetën time
Njëri prej ushtarëve të KFOR-it që kishte shërbyer atë kohë në Kosovë, Kenneth Andresen ka kujtuar pritjen që u është bërë KFOR-it nga populli i Kosovës më 12 qershor të vitit 1999.
Në një postim të bërë në platformën “X”, ai ka publikuar edhe pamje, ndërsa thekson se ky moment i ka ndryshuar jetën dhe është mirënjohës për të gjithë miqtë në Kosovë.
“Sot, 25 vjet më parë: Më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve. Unë shërbeva si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Jam mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në/nga Kosova!”, është shprehur Andresen.

Rruga Press