Kujt ia ka premtuar kryeministri i Shqipërisë veriun e Kosovës?
Shkruan Bekim Qoku
Edi Rama, në konferencën e shtypit me Makronin, përveç tjerash, kryesisht për ta kritikuar udhëheqjen politike të Kosovës, tha, pak a shumë, se “kush është nipi (e kishte me Albin Kurtin) të marrë guximin ta kundërshtojë babën, gjyshin (e kishte për Markronin dhe Scholzin) për punët e shtëpisë së vet?
Makron: “Pikërisht kjo është e bukura e Europës, që të gjithë janë të barabartë. S’ka më gjyshër e stërgjyshër, bij e nipër.” (Me një fjalë, Albin Kurti ka plotësisht të drejtë, ai ka mendësi europiani).
…………..
Pse Edi Rama nuk e do Kosovën?
Kujt ia ka premtuar kryeministri i Shqipërisë veriun e Kosovës?
Është e pabesueshme, që ai, të gjithë atë show e spektakël “europian” e përdori për ta sulmuar dhe dëmtuar Kosovën?!!
Rruga Press