Bota

Kuba lider botëror sa i përket numrit të fëmijëve të vaksinuar nën moshën 2-vjeçare

Shumica e fëmijëve kubanezë nën moshën 2-vjeçe janë vaksinuar kundër coronavirusit, kështu të paktën thonë të dhënat e ministrisë kubaneze të Shëndetësisë.

Ky vend është i pari në botë sa i përket numrit të fëmijëve të vaksinuar. E në anën tjetër, Suedia nuk ka pranuar vaksinimin e fëmijëve në këtë moshë, kurse në SHBA pritet të ndodhë miratimi për një gjë të tillë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Përveç kësaj, mbi 95 për qind të rriturve në Kubë janë vaksinuar plotësisht (pra me dy apo më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19).

Mjeku Gerardo Guillen ishte në mesin e atyre që punuan në zhvillimin e një prej vaksinave kubaneze, vaksinës Abdala.

Si arsye për të marrë vendim që të vaksinohen fëmijët e të gjitha moshave pavarësisht faktit që kanë simptoma të lehta, është fakti se janë bartës të virusit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Siç raporton The Guardian, kubanezët kanë besim të madh në vaksinim, kështu vaksinimin e fëmijëve e shohin si një obligim moral.

33-vjeçarja Ania Ramirez, banore e Kubës ka theksuar se fëmijët duhet vaksinuar sapo të lindin. Djali i saj pesëvjeçar është në mesin e atyre që janë vaksinuar plotësisht.

Rruga Press

YouTube player