Ku do vazhdojë karrierën Igli Tare nëse largohet nga Lacio
Igli Tare dhe ekipi italian i Lacios mund të ndajnë rrugët e tyre, një vit para përfundimit të kontratës së shqiptarit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, shkak për krisjes mes Tares dhe Lacios vjen pas kaosit të krijuar te ekipi mes presidentit Lotito, trajnerit Mauricio Sarri dhe vetë Igli Tares për merkaton e skuadrës.
Media italiane shkruan se në rast largimi nga Lacio, që është shumë i mundshëm, ka dy skenare për ish-sulmuesin e Kombëtares.
Ai mund të vijë në Shqipëri për të marrë një rol të rëndësishëm në FSHF dhe e dyta të shkojë në Bundesligën gjermane, aty ku ka luajtur si futbollist.
Për të si drejtor sportiv kanë treguar interes Frankfurti, Bajer Leverkuzeni dhe Lajpcigu.
Rruga Press