Lajme

Kthjellime dhe vranësira të lehta!

TIRANË– Dita e fundit e javës do të sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime në gjysmën perëndimore të Shqipërisë, por gjysma lindore do ketë vranësira të lehta, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim të përkohshëm por pa mundur të gjenerojnë reshje. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që vranësira kalimtare të përfshijnë edhe zonat bregdetare.

Lexo më shumë  Tri bomba 50 kilogramëshe të Luftës së Dytë Botërore zbulohen gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por mesdita sjellë rënie duke luhatur ekstremumet ditore nga 3°C deri në 23°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor- Juglindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim i ulët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *