Kuriozitete

Kthehet në bibliotekën e Pensilvanisë libri që ishte marrë 50 vjet më parë

Një libër i cili ishte marrë për tu lexuar para më shumë se gjysmë shekulli më parë, është kthyer në mënyrë anonime në një bibliotekë në Pensilvaninë veriore, kanë bërë të ditur zyrtarë të saj.

Zëri i “Wilkes-Barre Citizens” ka raportuar se kopja e vitit 1967 e librit “Coins You Can Collect” të Burton Hobsonit, ka arritur muajin e kaluar në Librarinë Publike Plymouth, bashkë me një faturë në vlerë prej 20 dollarësh.

Një letër po e shoqëronte librin, në të cilën kishte shkruar dikush në mënyrë anonime në atë formë sikur të kishte shkruar vetë libri.

“Pesëdhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël më nxori nga kjo bibliotekë në vitin 1971. Në atë kohë, ajo nuk e dinte se do të zhvendosej nga Plymouthi. Atë kohë, fëmijëve nuk u thuheshin gjëra të tilla. Siç mund ta shihni, ajo u kujdes shumë mirë për mua”, thuhet në letër ku sqarohej se libri ishte gjithmonë në shoqërinë e librave të tjerë.

Në letër po ashtu thuhet, gjithmonë sikur të shkruante vetë libri, se vajza e vogël shpeshherë kishte bërë përpjekje që ta kthente librin mirëpo gjithmonë diçka e kishte penguar.

“Kjo u bë një shaka e vazhdueshme në familjen time. Sa herë që zhvendoseshim, ata gjithmonë më pyesnin nëse e paketova librin”, kishte shkruar vajza në letër./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *