Kryqi i Kuq i Kosovës thërret për ndihmë financiare për Ukrainën
Kryqi i Kuq i Kosovës ka bërë të ditur se i është bashkëngjitur apelit të Kryqit të Kuq të Ukrainës për ndihmë për popullatën e Ukrainës.
Sipas njoftimit, të gjithë personat juridik dhe qytetarët e interesuar mund t’i bashkohen apelit, duke ofruar ndihmë financiare përmes llogarisë bankare.
“Populli i Ukrainës po përballet me situatë të vështirë humanitare pas përshkallëzimit të konfliktit, si pasojë miliona njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe kanë nevojë për ndihmë, andaj Kryqi i Kuq i Republikës së Kosovës i bashkëngjitet apelit të Kryqit të Kuq të Ukrainës për ndihmë për popullatën e Ukrainës. Apelit mund të i bashkohen të gjithë personat juridik dhe qytetarët e interesuar duke ofruar ndihmë financiare Kryqit të Kuq të Ukrainës: Llogaria: KRYQI I KUQ I KOSOVËS, Përshkrimi: “Ndihmë për popullatën në Ukrainë”, NLB BANK: XK05 17-01-0010108170.38. SËIFT CODE: NLPR XK PR”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq.
Rruga Press