Lajme

Kryetarja Haxhiu takon ambasadorin austriak. Theksi te partneriteti Kosovë-Austri

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Ambasadori Schnetzer shprehu ngushëllimet për humbjen tragjike të tre shtetasve tanë në ngjarjen e rëndë në Vjenë, duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e përbashkët për këtë tragjedi.

Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar.

Lexo më shumë  Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nënshkruan kontratën prej 24 milionë euro për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt

Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

Rruga Press

YouTube player