KryesoreLajme

Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur tashmë punën në objektin e Komunës në Zveçan.

Mbledhjen e parë në objekt kryetari i komunës e ka nisur me drejtorët e drejtorive komunale.

Peci tha se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë të mirë te të gjithë qytetarëve të Zveçanit.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, nga radhët e PDK-së, ka dhënë betimin më 25 maj 2023. Ai i kishte fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura për kryetarë, të cilat u mbajtën në katër komunat veriore më 23 prill.

YouTube player