Kryetari i ri i Nju Jorkut, kush është Eric Adams – afroamerikani i dytë që merr këtë post
Anëtari i Partisë Demokratike, Eric Adams është betuar në natën e ndërrimit të moteve në sheshin Times dhe zyrtarisht është bërë kryetari i 110-të i Nju Jorkut, dhe njëherit afro-amerikani i dytë në këtë funksion.
Disa minuta pasi mesnatës dhe që u lëshua topi i kristaltë, Eric Adams mbante me njërën dorë fotografinë e të ëmës Dorothy dhe tjetrën e vuri mbi Bibël duke u betuar.
“Më besoni, jemi të gatshëm për rikthim të madh sepse ky është Nju Jorku”, tha Adams para turmës së mbledhur në Times.
Inaugurimi është dashur të mbahet në teatrin e Brooklyn-it, në shenjë falënderimi për të gjithë votuesit që jetojnë jashtë Manhattan, që e zgjodhën.
Megjithatë në momentet e fundit hoqi dorë për shkak të coronavirusit, dhe vendosi që të mbahet në sheshin Times. 61-vjeçari është afro-amerikani i dytë në krye të Nju Jorkut.
Në pushtet erdhi në kohën kur varianti i ri i coronavirusit – Omicron, po përhapet me shpejtësi nëpër botë. Këtë javë në Shtetet e Bashkuara është regjistruar rekord i ri i të infektuarve brenda 24 orëve – 67 mijë.
Gjatë inaugurimit mori pjesë edhe ish-kryetari Bill De Blasio, i cili për dy mandate ishte në krye të Nju Jorkut. Ai është parë duke vallëzuar me gruan në Times, duke pritur Vitin e Ri.
Rruga Press