Bota

Kryetari i qytetit ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhia thotë se situata është “jashtëzakonisht e tensionuar”

Dmytro Orlov, kryetari i bashkisë së qytetit Enerhodar, ku ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, tha të premten se qyteti aktualisht nuk ka ngrohje për shkak të dëmtimit nga bombardimet.

“Për shkak të dëmtimit të rrjetit të ngrohjes gjatë bombardimeve që ndodhën natën, Enerhodar nuk ka ngrohje. Aktualisht jemi duke punuar në restaurimin e tij”, tha ai.
Orlov tha se ata që kaluan natën në strehimore mund të kthehen në shtëpi, por rekomandoi që të shmangin kalimin e kohës jashtë për shkak të “situatës jashtëzakonisht të tensionuar”.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

“Sa i përket situatës në vetë qytetin. Tani rrugët janë të qeta, nuk vërehen të huaj. Ata që kanë qëndruar në strehë për natën, mund të ktheheni në shtëpi. Megjithatë, për shkak të situatës jashtëzakonisht të tensionuar aty pranë, ju rekomandojmë të shpenzoni më pak kohë jashtë dhe qëndroni në shtëpi”, tha Orlov në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *