KryesoreLajme

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, në terren për menaxhimin e situatave emergjente

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka qenë sot në fshatin Selac për të parë nga afër punimet e pastrimit të rrugës kryesore, e cila ishte bllokuar si pasojë e shembjes së gurëve.

Duke theksuar se angazhimi i tij nuk kufizohet vetëm në zyrë, kryetari Peci u shpreh i gatshëm të kontribuojë edhe drejtpërdrejt në terren kurdo që paraqitet nevoja, për të garantuar reagim të shpejtë dhe shërbime cilësore për qytetarët.

Lexo më shumë  Sveçla: Me miratimin e ligjit të ri, qytetarët tanë nga mërgata që janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës do të rikthejnë shtetësinë me procedurë të lehtësuar

Ai siguroi se Komuna e Mitrovicës do të vazhdojë të intervenojë menjëherë në çdo situatë emergjente, me qëllim të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Mitrovica na bashkon në punë të mira për të gjithë,” u shpreh kryetari Peci.

Rruga Press

YouTube player