Kryetari i Mariupolit: Rusëve u pëlqen shija e gjakut
Kryetari i qytetit të Mykolaivit në Ukrainë ka dënuar sulmin rus në teatrin në Mariupol, raporton BBC të enjten.
Rreth 1000-1200 civilë u raportuan se ishin strehuar në teatër para se të sulmohej nga forcat ruse. Numri i viktimave nuk dihet ende.
“Do ta quaja këtë nazizëm rus sepse ata vrasin njerëz. Kur ata thonë se po përpiqen ta çmilitarizojnë Ukrainën, është totalisht e pavërtetë sepse ata vrasin civilë”, ka thënë Oleksandr Senkevych.
“Kështu që, mendoj se atyre u pëlqen shija e gjakut”.
Rruga Press